Popullsia e Turqisë kalon në mbi 83 milionë

Popullsia e Turqisë është rritur për 1,5 milionë në vitin 2019 krahasuar me një vit më parë, për të arritur në mbi 83 milionë banorë, raporton AA.

Marketing

Sipas Institutit Statistikor të Turqisë (TurkStat), popullsia e Turqisë ka arritur shifrën 83.154.997, duke shënuar rritje për 151.115 në baza vjetore.

Megjithatë, norma vjetore e rritjes së popullsisë është zvogëluar nga 14,7 promila në 13,9.

Sipas TurkStat, norma e popullsisë nëpër qendra të qyteteve është rritur nga 92,3 për qind në vitin 2018 në 92,8 në vitin 2019, me çka ajo e popullsisë në fshatra ka rënë 7,2 për qind.
Popullsia e Turqisë në vitin 2018 ishte 82.003.882.

Marketing