Portieri i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Stole Dimitrievski, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Dimitrievski, nuk pritet të udhëtojë drejt Shkupit për ndeshjet kundër Armenisë dhe Gjeorgjisë, bën të ditur “Sportmania”.
Selektori maqedonas, Igor Angellovski, në vend të portierit në fjalë tashmë i ka dërguar ftesë Martin Bogatinovin që aktivizohet në Qipro.