Portieri i Tunizisë inskenon lëndimin, që bashkëlojëtarët të bëjnë iftar

Futbollistët e Tunizisë kanë bërë një plan që të bënin iftar derisa luanin ndeshjet miqësore të Kupës së Botës.

Marketing

Në të dy ndeshjet këtë javë, portieri tunizian, Mouez Hassen, u shtri në fushë në pjesën e dytë duke u shtirë se është i lënduar ku pas kësaj stafi mjekësor është futur në fushë.

Gjatë takimit të parë kundër Portugalisë derisa rezultati ishte 1:2, Hassen duket se ka lënduar veten në minutën e 58-të, çka ua mundësoi bashkëlojtarëve të tij që të vraponin skaj fushës për të bërë iftar, shkruan AlJazeera.

Pasi lojtarët pinë ujë dhe ngrënë nga një hurma, Trunizia barazoi rezultatin në 2:2 gjatë minuta më vonë ku deri në fund të takimit – përgjatë 30 minutave të mbetur arrin ta ruajnë këtë rezultat.

Në ndeshjen e 49-të kundër Turqisë gjatë së shtunës, Hassen u shtri në fushë derisa lojtarët tunizianë vrapuan përsëri në drejtim të vijave për të marrë pak ushqim – të parin brenda shumë orëve. Poashtu edhe kjo ndeshje përfundoi 2:2.