Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore do të përkrahë 15 kompani mikro dhe të vogla në kornizë të programit për post-COVID-19 transformim, i përkrahur financiarisht nga Projekti i USAID-it për zhvillim të ekosistemit afarist. Kompanitë do të fitojnë përkrahje direkte për të siguruar likuiditet, për të ruajtur vendet e punës si dhe për tu kyçur në zinxhirin e furnizimit të Odës, që do të thotë zgjerim të tregut vendas përmes strategjisë për shitje, negocimeve, aktiviteteve të marketingut dhe menaxhim me kriza.
“Përmes programit, ne do të mbështesim 15 kompani mikro dhe të vogla lokale, të cilat do të bëhen anëtare të Odës në dy vitet e ardhshme dhe do të fitojnë anëtarësim falas në vitin e parë. Ato do të marrin informacione mbi pajtueshmërinë me ligjet, mundësitë për biznes dhe qasje në financa. Ne ofrojmë trajnime për punë në distancë dhe punë digjitale, si dhe tregti elektronike, të ofruara nga Qendra për trajnime në Odë, e cila do të rezultojë në afrimin e tregjeve të reja përmes digjitalizimit. Oda do të sigurojë një sërë mjetesh promovuese për secilën kompani dhe do të krijojë përmbajtje marketingu për rrjetet sociale, video promovim dhe organizim të takimeve me bizneset tjera, “shprehet Drilon Iseni, Drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore.
Oda beson dhe pret që kjo përkrahje t’iu ndihmojë kompanive në përshtatjen dhe transformimin e aktiviteteve të veta në përputhje me rrethanat nga pandemia e virusit COVID-19.
Projekti i USAID-it për zhvillim të ekosistemit afarist çdo herë është pozicionuar si partner kah grantistët e vet, duke këmbëngulur të jetë sa më fleksibil duke u adaptuar në kushtet momentale të punës. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në kushtet momentale të pandemisë ku situata ndryshon shpejtë dhe është e paparashikueshme. Kjo qasje motivon dhe kontribuon kah gjetja e zgjidhjeve inovative për të përshtatur programet e organizatave të cilat i përkrahim, siç është Oda, duke krijuar kushte më të pështatshme për arritjen e rezultateve maksimale dhe kënaqjen e nevojave të përdoruesve të fundit të shërbimit, ndërsa ato janë bizneset-Dejan Janevski, drejtor i projektit.
Kompanitë do të zgjedhen përmes një thirrje të hapur dhe bazuar në parimin “ai që vjen i pari, shërbehet i pari”. Secila kompani do të marrë programin e vet transformues post Covid 19, dmth do të fitojë biznes plan, trajnim për shitje, online marketing, negocime, pastaj mentorim dhe video promovuese.
Me këtë, thotë Iseni, kompanitë do të marrin anëtarësim falas, do të ruajnë tregjet ekzistuese, do të zgjerojnë biznesin e tyre, do të hapin tregje të reja dhe do të rrisin kapacitetet e veta të shitjes, për promovim dhe prodhimtari, do të krijojnë vende të reja të punës dhe do të rrisin të ardhurat.