Lëvizja konservatore serbe “Nashi” prej dje në qendër të Beogradit ka vendosur postera me personazhet e Donald Trump dhe Elon Musk, si dhe mesazhin “MAKE SERBIA GREAT AGAIN” (TA BËJMË SERBINË E MADHE SËRISH”, së bashku me një ilustrim të një harte të Serbisë së Madhe, përcjell INA.
Në këtë hartë skandaloze përfshihen Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi, Bosnjë Hercegovina dhe pjesë e Malit të Zi.
Këto posterë dhe mesazhe të kësaj lëvizje serbe tregojnë tendenca ekspansioniste serbe. Kjo lëvizje po ashtu ka bërë thirrje për mbështetje.