PPE do të mbajë konferencë për Ballkanin Perëndimor

Grupimi Partia Popullore Europiane (PPE) në Parlamentin Europian do të organizojë një konferencë me temë “BE-Ballkani Perëndimor – Si të ndërtojmë së bashku të ardhmen tonë të përbashkët?”, që do të zhvillohet në Bruksel, më 16 tetor.

Marketing

Qëllimi i kësaj konference do të jetë theksimi, përmes dy paneleve, i mbështetjes së rajonit në procesin e integrimit europian, njoftoi portali European Western Balkans.

”Dikush mund të jetë ose jo në favor të zgjerimit të BE-së, por askush nuk mund të mënjanojë faktin se ky rajon po shihet me oreks nga fuqi të tjera. Në realitet, pushteti i butë i BE-së po përballet me ndikimin e politikave të jashtme, të investimeve të huaja dhe madje edhe të modeleve të ndryshme kulturore dhe sociale”, thuhet në njoftimin e rastit.

One can be in favour or against the EU enlargement policy but nobody should ignore that the region is being watched with appetite by other great powers. In reality, the EU soft power is already competing with foreign political influence, foreign investments and even different cultural or societal models,” an announcement said.

Konferenca do të hapet nga kryetari i grupit të PPE-së, Manfred Weber dhe do të mbyllet nga eurokomisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn dhe presidenti i PPE-së, Joseph Daul.