Ballina Lajme Maqedoni Pr/ Ligji për shtetësi,Apasiev: Jemi të vendosur ta bllokojmë

Pr/ Ligji për shtetësi,Apasiev: Jemi të vendosur ta bllokojmë

Opozita maqedonase deklaron se është e vendosur në qëllimin për të bllokuar opozita maqedonase deklaron se është e vendosur në qëllimin për të bllokuar këtë projekt ligj. Konsideron se rifutja e pr/ligjit në procedurë parlamentare me shenjën e BE-së, nuk mund të ndodh.

Marketing

“Po ne jemi të vendosur që të bllokojmë këtë ligj. Nëse merret një hap I tillë që ligji të futet me shenjën e BE-së atëherë kjo do të tendos situatën për Qeverinë dhe kryeparlamentarin pasi nuk ekziston regullativë që regullon ato kushte. Mendoj se është vetëm blof i opozitës shqiptare. Nuk besoj se ndonjë ministër do të guxoj ta bëj këtë pasi është vepër penale.” – u shpreh Dimitar Apasiev, nga “E Majta”.

Opozita maqedonase e kryesuar nga VMRO DPMNE, gjatë premtes bllokoi shqyrtimin e këtij propozim-ligji në komisionin për Mbrojte dhe Siguri përmes vërrjetjeve procedurale.

Sipas deputetëve të VMRO-së dhe të Majtës, anëtarë në komisionin për Mbrojtje dhe Siguri propozim ligji është i panevojshëm, populist dhe ka shumë lëshime procedurale.

Exit mobile version