Pranë vdekjes, vajza i shpëton përplasjes së trenit

Një vajzë në një stacion treni në Samsun të Turqisë ka qenë vetëm pak sekonda larg vdekjes.

Marketing

Vajza e re me kufje në vesh po kalonte shinat e trenit dhe si duket nuk ka mundur të dëgjojë trenin 60 tonësh që vinte pranë saj. Treni ka frenuar në momentet e fundit ndërsa vajza ka mundur të shpëtojë mrekullisht.

Pas marrjes në pyetje vajza e re theksoi se kishte vënë kufjet dhe nuk e kishte dëgjuar trenin. E gjithë skena është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe është pasqyruar masivisht nga mediat turke.

Marketing