Pranohet aktakuzat kundër katër personave për vrasjen e Vanjas dhe Pançes, së shpejti nis gjykimi

Gjykata themelore penale në Shkup e pranoi aktakuzën kundër katër personave për rastin e vrasjes së 14-vjeçarit Vanja dhe Pançe Zhezhovski (74) nga Velesi.

Marketing

Së shpejti pritet të caktohet seanca e parë gjyqësore.

“Pas shqyrtimit dhe vlerësimit të aktit si dhe ankesave të paraqitura kundër akuzës nga mbrojtja e të akuzuarit, është marrë vendim me të cilin ankesat e mbrojtjes refuzohen si të pabazuara dhe aktakuza miratohet në tërësi”, njoftoi Gjykata Themelore Penale.

Aktakuza është ngritur më 31 maj ndaj tre personave për dy akuza për vrasje dhe rrëmbim, si dhe ndaj babait të vajzës 14-vjeçare, i cili do të ndiqet penalisht për “ndihmë në rrëmbim”.

I dyshuari i parë në këtë rast, Ljupço Palevski – Palço, nuk ishte i përfshirë në aktakuzë për shkak se fillimisht kishte ikur në Turqi, nga ku më 15 maj u ekstradua. Hetimi ka vijuar për të dhe një person tjetër, i cili dyshohet se e ka ndihmuar në arratisjen e tij.

Trupat e të miturve Vanja dhe Pançe nga Velesi, të cilët u raportuan të zhdukur më 24 dhe 27 nëntor, u gjetën të varrosur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023.