Prej disa javësh i infektuar me COVID-19, shërohet presidenti i Brazilit

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka arritur të mposht koronavirusin. Lajmi është bërë i ditur nga vet presidenti, i cili ka deklaruar se në testin e tij të katërt ai ka rezultuar negativ.

Marketing

Bolsonaro më 7 korrik tha se kishte virusin dhe ditën e mërkurë, në testin e tretë të kryer, rezultoi pozitiv. Por ditën e sotme presidenti brazilian në një postim në facebook shkruan se është shëruar dhe ka dalë negativ ndaj COVID-19.

Bolsonaro postoi gjithashtu një foto të vetes me një kuti të ilaçit anti-malarie hidroksilklorine, megjithëse shkencërisht nuk është provuar ende se ky ilaç është efektiv ndaj koronavirusit.

Bolsonaro edhe pse i infektuar me COVID-19 nuk e ka zbatuar plotësisht masën e izlomit, ndërsa më herët ai hoqi dhe maskën para gazetarëve, duke vënë në rrezik jetën e tyre. Këta të fundit ngritën jë padi ndaj presidentit.

Marketing