Prej nesër EMV do të menaxhojë BEG-un, Bekteshi: Do vazhdojë deri në fund të dimrit

Prej nesër EMV do të menaxhojë me BEG dhe ngrohtoren “Shkup Veri”. Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, tha se kjo do të bëhet me të vetmin qëllim, që shkupjanët të kenë energji termike dhe kjo do të vazhdojë deri në përfundimin e sezonit dimëror. Ai mohoi zërat se do të shkurtohet koha e ngrohjeve dhe se do të ulet temperatura e ngrohjes.

Marketing

“Në përputhje me vendimin për shpallje të gjendjes së krizës, në mënyrë shtesë do të injektojmë mjete në EMV, për t’u përballur me krizën dhe të menaxhojë me kompanitë. Ngrohja nuk do të jetë e shkurtuar, por do të punojë deri në orën 1 pas mesnate. Nuk mendoj se do të ulet temperatura e ngrohjes, sipas rregullores ajo patjetër duhet të jetë në temperaturë prej minimum 20+1 gradë.”,- tha ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Marketing