Prej nesër kufizohet hyrja dhe dalja e udhëtarëve në vendkalimet kufitare me Shqipërinë

Duke filluar prej nesër në orën 6:00 përfundimisht me datën 15 mars deri në orën 24:00 do të kufizohet hyrja dhe dalja e të gjithë udhëtarëve nga ana e autoriteteve kufitare të Republikës së Shqipërisë të cilët do të udhëtojnë përmes vendkalimeve kufitare “Stenje”, “Shën Naum” dhe “Bllatë”, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme pas njoftimit paraprak nga shërbimet kufitare shqiptare.

Marketing

“Ky vendim është sjellë për të gjithë personat të cilët udhëtojnë me mjete transportuese të cilët qarkullojnë drejt dhe nga qytetet Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Lezhë, Lushnjë, Fier dhe Vlorë”, sqarojnë nga MPB.

Ata janë njoftuar edhe se do të lejohet hyrja e shtetasve të Shqipërisë drejt vendit varësisht nga rajoni ku ata jetojnë dhe gravitojnë drejt këtyre vendkalimeve kufitare. Shtetasit e huaj do të mund të realizojnë hyrje në vendkalimet e cekura, por nuk do të mund të lëvizin drejt qyteteve të cekura.

Marketing