Prej nesër përkeqësohet moti në Maqedoninë e Veriut

Rajoni i Maqedonisë së Veriut prej nesër deri në mes të javës së ardhshme do të jetë nën ndikimin e valës së lagësht dhe të paqëndrueshme. Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm, në disa vende me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Lokalisht kohë pas kohe do të ketë mot të lig me shi më të dendur (mbi 30 l/m2) për në një kohë të shkurtër, shkarkime të forta elektrike, erë të fortë (mbi 60 km/h) dhe breshër, kumtoi DPHM.

Marketing

Temperaturat ndjeshëm do të ulen.

Në Luginën e Shkupit do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me shi të kohëpaskohshëm të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë e fortë. Në disa pjesë të luginës gjatë kësaj periudhe do të ketë paraqitje të motit të lig afatshkurtër me shi të dendur intensiv, erë të fortë, shkarkime elektrike dhe breshër.

Nga DPHM rekomandojnë kujdes më të madh në rast të shkarkimeve elektrike, të mos qëndrohet në hapësira të hapur dhe nën pemë të vetmuara.