Prej nesër rikthehet funksionimi normal i transportit publik në Shkup

Transporti publik në Shkup prej nesër do të funksionojë sipas itinerarit javor dimëror, ndërsa sërish do të jenë falas biletat për nxënësit e shkollave të mesme.

Marketing

Siç njoftojnë nga NTP, në periudhën e kaluar, gjatë pushimit të vazhduar dimëror, autobusët kanë qarkulluar me itinerar të reduktuar, praktikë e zakonshme gjatë pushimeve të nxënësve.

Itinerari i autobusëve në të gjitha linjat është në dispozicion në faqen e internetit të NTP Shkup.

Marketing