Prej sot fillon pagesa e pensioneve të prillit

Mbi 320 mijë pensionistë do të marrin pension një javë më herët, pagesa megjithatë do të bëhet e ndarë në 4 grupe, sipas lartësisë së pensioneve, që të mundësohet mbrojtje më e madhe e pensionistëve në kushte të rrezikut nga koronavirusi KOVID-19.

Marketing

Procesimi në mënyrë etapore i pensioneve do të mundësojë zbatim të rekomandimeve dhe masave për parandalim dhe përhapje të virusit, veçanërisht pasi pensionistët janë grupmoshë më e rrezikuar, informon Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

“Edhe në kushte të krizës shëndetësore-ekonomike nga përmasat globale, pagesa e pensioneve të muajit Prill do të fillojë një javë para 1 Majit. Mbi 320 mijë pensionistë do t’i marrin pensionet në llogaritë e tyre nga e premtja, 24 prill. Pensionistët të cilët përdorin kartelë pagesore të njëjtë me llogarinë në të cilën lëshohet pensioni, me paratë mund të kryejnë pagesa nga e premtja, 24 prill. Ata mund ta marrin pensionin në bankomat ose t’i përdorin mjetet për pagesë në rrjetin tregtar”, thuhet në kumtesën e dërguar nga Qeveria.

Për pensionistët të cilët nuk përdorin kartela, pagesa e gatshme e pensioneve nëpër sportele të bankave do të zhvillohet në katër grupe, sipas vlerës së pensionit dhe atë për pensionet deri në 11 mijë denarë, pagesa të hënën 27 prill, të martën 28 prill pagesa për pensionet prej 14.001 deri në 18 mijë denarë, të mërkurën 29 prill pagesa për pensionet më të larta se 18.001 denarë, pagesa të enjten, 30 prill.

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale tregon se pensionet janë të sigurta në llogaritë e shfrytëzuesve. Ata të cilët do të vendosin t’i marrin mjetet, apelojmë ta respektojnë orarin e pagesave, sepse vetëm ashtu tregoni përgjegjësi ndaj vetes dhe të afërmve tuaj. Pagesa etapore është bërë me qëllim që të zvogëlohet rrëmuja para bankave dhe mundësitë për rrezikim të shëndetiti personal dhe publik”, thuhet në kumtesë.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale përkujton në obligimin për mbajtje të mbrojtjes personale për shkak të parandalimit të përhapjes së koronavirusit dhe për mbrojtje të popullatës gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Të gjithë të cilët do të marrin para nga bankomatet ose nga filialet e bankave, detyrohen të mbajnë mbrojtje e cila e mbulon pjesën e hundës dhe gojës. Gjithashtu, gjatë pritjes në rend dhe brenda në banka, duhet të kenë kujdes të distancës të paktën prej dy metra.

Marketing