Prej sot pagesat mbi 500 euro vetëm përmes xhirollogarisë, masë e re në Maqedoninë e Veriut

Nëse doni të bleni diçka nëpër dyqanet apo të kryeni shërbime në Maqedoninë e Veriut, pagesën në dorë që mund ta bëni është deri 500 euro apo deri 31 mijë denarë. Për çdo shumë më të lartë pagesa duhet të bëhet përmes llogarisë bankare. Ju nëse planifikoni të bleni diçka kjo masë ka nisur prej sot.

Marketing

Ministria e Financave njofton se sot hyri në fuqi zgjidhja ligjore sipas së cilës në qarkullimin e pagesave, në para të gatshme do të mund të paguhet vetëm deri në 500 euro në kundërvlerë denari.

“Është kyçe se kjo masë zbatohet me qëllim që të ulet ekonomia gri dhe për këtë që me pagesë në të zezë, praktikisht iu bëhet dëm qytetarëve. Për këtë ne ndërmorëm masa për uljen e limitit për pagesën në para të gatshme dhe ajo masë zbatohet prej më herët sepse limiti i parë ishte 2.000 euro dhe me sukses realizohet, pastaj prej 1 janarit të këtij viti limiti ishte ulur në 1.000 euro, ndërsa prej nesër do të jetë deri në 500 euro.

Në Ligj qartë është theksuar se prej 2.000 eurove limitin do ta ulim në 1.000 euro dhe do të ndalojmë në 500 euro. Kjo është mirë, sepse kjo është luftë kundër ekonomisë gri dhe kundër pagesave të cilat nuk janë denoncuar dhe nuk janë tatimuar. Ne kemi kapacitet institucional që ta zbatojmë këtë masë, treguam se kjo nga viti i kaluar me sukses zbatohet dhe kështu edhe do të vazhdojmë”, deklaroi ministri Tevdovski.

Marketing