Ballina Sport Premier League reagon pas sulmit që iu bë gjyqtarit Taylor: Jemi të...

Premier League reagon pas sulmit që iu bë gjyqtarit Taylor: Jemi të shokuar

Nuk ishte vetëm trajneri Jose Mourinho që ofendoi gjyqtarin anglez Anthony Taylor pas finales së Evropa Ligës me Sevillan, pasi disa tifozë të Romës u përpoqën ta ngacmonin edhe në aeroport.

Marketing

Performanca nga gjyqtari u konsiderua e diskutueshme për disa vendime, duke përfshirë mënyrën se si ai shpërndau kartonët e verdhë pothuajse ekskluzivisht për “Giallorossin” dhe refuzoi ankesat për një penallti, shkruan Lajmi.net

Faqja zyrtare e Premier League ka bërë një reagim në mbrojtje të gjyqtarit anglez. Ata e cilësojnë si të tmerrshme këtë situatë të krijuar nga tifozët e Romës në aeroport.

“Jemi të shokuar dhe të tmerruar nga abuzimi i papranueshëm drejtur Anthony Taylor dhe familjës së tij teksa po ktheheshin nga finalja e UEFA Europa League”, shkruhet në njoftimin e Premier League.

https://twitter.com/BBCSport/status/1664606538894397440?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1664606538894397440%7Ctwgr%5Ecadf43e35c680082df5028134264ac02691ea12d%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fpremier-league-reagon-pas-sulmit-qe-iu-be-gjyqtarit-taylor-jemi-te-shokuar%2F

Exit mobile version