PremierLiga me ndryshime të VAR-it këtë sezon

PremierLiga po planifikon të bëjë një ndryshim të madh në video ndihmësin e gjyqtarit (VAR) në mënyrë që të përmirësoj transparencën tek tifozët.

Marketing

Sipas The Times, është krijuar një plan për të publikuar bisedat e zhvilluara midis gjyqtarëve dhe zyrtarëve të VAR gjatë një loje, transmeton IndeksOnline.

Richard Masters, shefi ekzekutiv i Ligës Premier ka thënë se ai ka marrë mbështetje të madhe për idenë.

“Ekziston një pikëpamje e përgjithshme se (lëshimi i audios) është një gjë e mirë. Ekziston një dëshirë për të qenë më të hapur me tifozët në lidhje me vendimmarrjen e gjyqtarëve dhe se si ta bëjmë këtë pikërisht ne duhet të punojmë”, ka deklaruar ai.

Koncepti tashmë është testuar nga MLS në Shtetet e Bashkuara. Një përmbledhje e diskutimeve në terren mbi vendimet është publikuar në format audio në YouTube.

VAR është përdorur për herë të parë në Kupën e Botës të vitit 2018 dhe në përgjithësi ishte i suksesshëm. Megjithatë, që nga prezantimi i tij në Ligën Premier në 2019, ka qenë një magnet i vazhdueshëm për polemika dhe kritika. Sidomos kur bëhej fjalë për lojën me dorë dhe vendime të forta jashtë loje.