Presidenti austriak niset i vetëm në Itali, pa roje, limuzina e autoblinda

Presidenti austriak, Alexander Van Der Bellen, është parë në aeroport krejtësisht i vetëm, derisa po udhëtonte drejtë Italisë për tu takuar me presidentin italian, Sergio Mattarella.

Marketing

Fotografinë e ka postuar, gazetari i Deutsche Welle, Bahri Cani, duke u shprehur i habitur se si Van Der Bellen, nuk kishte roje e as ndonjë siguri tjetër pas vete.

Postimi i plotë:
Presidenti i Austrise van der Bellen…
Eshte nisur ne takim me presidentin e Italise Sergio Mattarella… A eshte normal more ky!?!? Ku i ka rojet, limuzinat, autoblindat, helikopterret, avionet… Austria kufizohet me Ballkanin por ky tipi nuk paska „mesuar“ asgje prej lidereve ballkanike!!!!
Foto: Alexander Van der Bellen