Ballina Lajme Botë Presidenti brazilian nuk pranohet në ndeshje futbolli për shkak të mosvaksinimit

Presidenti brazilian nuk pranohet në ndeshje futbolli për shkak të mosvaksinimit

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro njoftoi se nuk u pranua në stadiumin ku u luajt ndeshja e futbollit Santos-Gremio pasi nuk kishte vaksinën kundër koronavirusit (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Marketing

Sipas një videoje të gazetës online “Metropoles”, Bolsonaro, i cili gjendet në Sao Paulo për pushime, nuk arriti të shikonte ndeshjen nga stadiumi pasi nuk ishte i vaksinuar kundër COVID-19.

Bolsonaro, i cili është mbështetës i klubit të futbollit Santos, shprehu shqetësimin e tij pasi nuk u lejua të hynte në stadium.

“Pse kartë vaksinimi, pasaportë vaksinimi? Unë doja të shikoja ndeshjen e Santosit, ata thanë se duhet të jem i vaksinuar. Pse? Unë kam më shumë antitrupa sesa ata që janë vaksinuar”, tha Bolsonaro.

Në rajone të ndryshme të Brazilit, tifozëve u kërkohet të kenë vaksinën kundër COVID-19 ose të tregojnë një test negativ PCR në mënyrë që të shikojnë ndeshjet nga stadiumi.

Bolsonaro, i cili nuk dëshiron të vaksinohet pasi e ka tejkaluar virusin, thotë se do të vendosë nëse do të marrë vaksinën në qoftë se tepron ndonjë pasi të jetë vaksinuar braziliani i fundit.

Presidenti brazilian është kritikuar shpesh për deklaratat e tij gjatë pandemisë së COVID-19 dhe për kundërshtimet e tij ndaj masave kundër pandemisë.

Brazili, vendi i Amerikës së Jugut ku më shumë se 600 mijë njerëz kanë vdekur për shkak të koronavirusit, është vendi me më shumë vdekje nga sëmundja në botë pas SHBA-së.

Exit mobile version