Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq nesër vjen për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, bënë të ditur nga kabineti i presidentit Stevo Pendarovski.
Gjukanoviq do të qëndrojë në Shkup për dy ditë, më 2 dhe 3 tetor. Ai do të pritet me një ceremoni zyrtare nga presidenti i vendit Stevo Pendarovski me nderime të larta shtetërore.
Pas takimit tet-a-tet mes homologëve, do të pasojë takimi i delegacioneve të të dyja vendeve, ndërsa në ora 12 është paraparë një konferencë e përbashkët për media e dy presidentëve.
Në kuadër të vizitës, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq do të zhvillojë takim edhe me kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferi dhe kryeministrin e vendit Zoran Zaev.