Presidenti i Juventusit e konfirmon lajmin e madh për Ronaldon

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo do të mbërrijë së shpejti te skuadra kampione nga Serie A.

Marketing

“Tuttosport” ka rrëfyer një ngjarje në një restaurant në qytetin e Torinos ku një kamerier e ka pyetur kreun e “Bianconerëve” në lidhje me blerjen e sulmuesit portugez nga Real Madrid.

“Shpejtë, shumë shpejtë do të jetë gjithçka e konfirmuar”, ishte përgjigja e Agnellit.

Ronaldo thuhet se tashmë ka arritur marrëveshje me Juventusin që do të zyrtarizohet pas përmbylljes së largimit të tij nga Real Madrid.