16:40 | 13 Maj 2021
16:40 | 13 Maj 2021
Dje, Llapi fitoi Kupën e Kosovës duke mposhtur Dukagjinin pas ekzekutimit të penalltive (3 – 4).
Për Llapin, ky trofe është shumë i rëndësishëm, duke marrë parasysh se është trofeu i parë në histori të klubit, shkruan lajmi.net.
Sot (e enjte), presidenti i Llapit, Beqir Batatina shkroi se ky trofe është vetëm fillimi i një rrugë të gjatë që do shkruajë skuadra llapjane.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
“Të dashur llapjanë
Mbrëmja e 12 majit do mbahet mend gjatë nga të gjithë ne. Mbrëmë ne arritëm që pas 89 viteve klub të shpalleshim fitues i Kupës së Kosovës për edicionin 2020/2021.
Mbrëmë luanët tanë treguan se sa shumë e duan klubin dhe iu treguan të gjithë atyre që kishin dyshime se sakrifica e madhe arriti të na shpërblehej me trofeun e fituar.
Të dashur llapjanë trofeu i fituar ju takon juve, lojtarëve dhe stafit për punën e palodhshme. Jemi krenar si familje që arritëm të bënim ëndrrën e shumë llapjanëve realitet.
Kjo është vetëm një nismë e rrugës së historisë të cilën do ta shkruajmë së bashku 🏆
Me respekt
Presidenti
Beqir Batatina”, shkroi ai.
Ndërkohë, Llapi edicionin tjetër do marrë pjesë në Ligën e Konferencës./Lajmi.net/