Presidenti i Sportingut ende beson në rikthimin e Ronaldos

9:59 | 22 Maj 2021

Marketing

Cristiano Ronaldo ka qenë i lidhur me një largim nga Juventusi gjatë gjithë këtij sezoni.

Presidenti i Sporting, Frederico Varandas ka thënë se beson që një ditë Ronaldo do të rikthehet në klub, përcjell lajmi.net.

Në një televizion portugez, Varandas ka thënë: “Unë besoj se ai do të rikthehet një ditë. Cristiano ishte njëri ndër personat e parë që më uroi për titullin kampion. Ai ka një vit kontratë të mbetur me Juventus dhe e di që dëshiron të fitojë Ligën e Kampionëve. Rikthimi i tij varet nga ai personalisht”, ka thënë presidenti.

Mamaja e Cristianos, Maria Dolores, kishte thënë para disa ditësh se djali i saj do të rikthehet një ditë në klubin ku edhe u rrit.

Edhe pse agjenti i lojtarit, Jorge Mendes, mohoi lajmin për rikthimin e Ronaldos në Sporting, presidenti Varandas i bëri një ‘ftesë’ të hapur portugezit./Lajmi.net/

Marketing