Presidenti iranian, Rouhani: Burimet tona të ujit janë përgjysmuar

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani tha se vendi po përballet me një problem serioz të thatësirës dhe se burimet ujore u ulën përgjysmë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas televizionit shtetëror iranian, presidenti Rouhani mbajti një fjalim në ceremoninë e hapjes së disa projekteve të ndërmarra nga Ministria e Energjisë në provincat Hormozgan, Mazenderan dhe Khuzestan përmes video-konferencës.

Duke iu referuar problemit të thatësirës në vend, Rouhani tha: “Këtë vit ne po përballemi me thatësirë. Burimet tona ujore janë ulur gati 50 për qind. Në këto ditë kur muajt e verës po afrohen, sezoni i shiut ka filluar të përfundojë”.

Marketing

“Gjendja e digave tona nuk është e njëjtë me vitin e kaluar dhe shumë prej digave tona janë boshatisur. Prandaj, do të ketë probleme në sektorin e energjisë elektrike për shkak të sektorëve hidroelektrikë, për të cilët duhet të kemi kujdes”, tha ai.

Presidenti iranian bëri thirrje për kursime serioze në konsumin e ujit dhe energjisë elektrike në vend.



. .