Presidenti Olgun Ajdin flet pas turpit që ndodhi dje në ndeshjen kundër Vardarit

“Pas turpit të djeshëm, fatkeqësisht pamë edhe një herë që futbolli po tradhtohet dhe se politika po futet në futboll.

Marketing

Një arbitër “vrasës” për skuadrën tonë, i cili nuk na ka referuar tashmë një vit e gjysmë, del sërish në skenë për të referuar ndeshjen kundër rivalit të madh, Vardarit.

Një gjë të tillë neve si klub e kishim paralajmëruar dhe të njëjtën gjë e kishim kundërshtuar, duke shprehur haptaz problemet që kishim me këtë arbitër.

Mirëpo, i njëjti tashmë ishte caktuar nga lartë, andaj edhe nuk u morrën parasysh aspak kundërshtimet tona lidhur me delegimin e tij.

Që turpi të jetë edhe më i madh, ata që paturpësisht e organizuan gjithë këtë skenar të pistë, ata që bënë që ky arbitër të emërohet me dirigjim të jashtëm, ata që caktuan arbitrin, pas përfundimit të ndeshjes e thërrasin të njëjtin dhe e përgëzojnë për punën e kryer me sukses.”

Ky turp, këto lojra të fëlliqura tashmë i kanë kaluar të gjithë kufijtë, ndaj ju njoftojmë se neve nuk do të jemi më pjesë e kësaj loje të pistë.

Me këtë rast duam ti njoftojmë të gjithë se unë dhe klubi i futbollit FC Shkupi nuk ekzistojmë më në këtë ligë. Ne nuk do të jemi më pjesë e kësaj loje të pistë, në këtë shit-blerje, dhe se nuk do të thithim të njëjtin ajr me këta të shitur.

Në fakt, unë e thirra menaxherin e ekipit, Emir Shabanin gjatë ndeshjes dhe i thashë që gjatë pjesës së parë: “Hiqeni skuadrën nga fusha, loja është e qartë, çnderimi është i qartë”.

Megjithatë, Emiri në ato momente mendoi se nuk ishte e drejtë që skuadra të tërhiqej.

“Mendoja se nëse do të ndodhte diçka tjetër, ne do ta tërhiqnim ekipin në pjesën e dytë. Por ishte tepër vonë. Siç thamë, nuk mund ta tolerojmë më këtë turp, këtë shit-blerje.”

“Unë do të flas në mënyrë edhe më të detajuar lidhur me këtë temë, kush është i përfshirë në gjithë këtë lojë të pistë, kush çfarë ka bërë. A do ta marrë shteti këtë në konsideratë apo jo, nuk e di, por shpresoj që të merret parasysh ajo që them. Tashmë kemi në një Qeveri të re, një kryeministër të ri, ka shpresë të re në Maqedoni. Shpresoj se kjo që thashë do të merret parasysh, ndoshta në këtë mënyrë mund të kontribuojmë në krijimin e një udhërrëfyesi për futbollin në këtë shtet.

“I falënderoj të gjithë, sidomos ata që ishin me ne, por si qëndrojnë gjërat si duket askush nuk ishte me ne, të gjithë shtireshin sikur ishin me ne, por njëkohësisht bënin gjëra pas shpine.”

Emir Shabani ka 7 vite me ne, dhe e falënderoj shumë.

“I falënderoj shumë punonjësit e mi, janë punëtorët më të mëdhenj të Shkupit.”

“Ne e duam FC Shkupin, do të bëjmë gjithçka për të”, e kemi dëgjuar shumë këtë fjalë, por për fat të keq secili në radhë të parë vendos interesat e veta personale.

“Shpresoj se e ardhmja do të jetë e mirë për Maqedoninë. Pas disa ditësh shpresoj se unë personalisht do të dalë edhe me një deklaratë tjetër më të detajuar, ku do të shpjegoj se kush ka bërë marrëveshje me këtë arbitër, kush është i përfshirë në këto çështje, çfarë po ndodh me futbollin në Maqedoni. Futbolli duhet të menaxhohet nga ata njerëz që vijnë nga futbolli, duhet ta menaxhojnë njerëz të drejtë dhe të ndershëm. Futbolli duhet të menaxhohet nga njerëz që kanë luajtur futboll. Njerëzit nuk duhet të emërohen sepse janë shoku i një personi dhe partneri i një personi tjetër. Shpresoj se do të merret parasysh kjo që them, nëse jo, nuk mund të bëj asgjë më shumë.”

Marketing