Presidenti palestinez Mahmoud Abbas ka nxjerrë një dekret lidhur me shtyrjen e zgjedhjeve të përgjithshme që ishin planifikuar të mbahen më 22 maj, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, dekreti është nxjerrë për shkak të pengesës së Izraelit për mbajtjen e zgjedhjeve në Kuds dhe në përputhje me vendimin e marrë në takimin e liderëve palestinezë që u zhvillua në Ramallah.
Abbas në një deklaratë pas takimit të liderëve palestinezë që u mbajt më 29 prill në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor nën pushtim, njoftoi shtyrjen e zgjedhjeve në Palestinë, të cilat ishin planifikuar të mbaheshin më 22 maj.
Abbas më 15 janar nënshkroi dekretin i cili parashikonte mbajtjen pas një periudhe 15 vjeçare të zgjedhjeve në territoret e Palestinës nën okupim dhe bllokadën e Izraelit.
Në dekret parashikohej që më 22 maj të mbaheshin zgjedhjet parlamentare, më 31 korrik zgjedhjet presidenciale dhe më 31 gusht zgjedhjet e Këshillit Kombëtar të Palestinës.