Presidenti Pendarovski për iftar te familja Mamuti

Presidenti i vendit Stevo Pendarovski, iftarin e parë të këtij viti e ka pritur tek familja Mamuti nga Shkupi. I pari i shtetit me këtë rast ua uroi të gjithë myslimanëve muajin e Ramazanit, duke u dëshiruar agjërim të lehtë.

Marketing

“Në muajin më të ndritur në Islam, i cili feston pastrimin shpirtëror dhe fizik, të gjithë besimtarëve të besimit islam iu uroj që të ndriçojnë agjërimet e Ramazanit dhe t’i kalojnë ditët e agjërimit në paqe, mirëqenie dhe falje. Falënderoj familjen Mamuti për pritjen e ngrohtë dhe ndarjen e darkës së iftarit”, ka shkruar Pendarovski në profilin e tij në facebook.

Marketing