Ballina Lajme Maqedoni Presidenti Pendarovski për vizitë zyrtare në Kroaci

Presidenti Pendarovski për vizitë zyrtare në Kroaci

Presidenti Stevo Pendarovski prej sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare dyditore në Kroaci.

Marketing

Sot në Zagreb, i pari i shtetit do të mirëpritet me nderime shtetërore dhe ushtarake nga presidenti kroat Zoran Milanoviq, pasuar nga një takim tet-a-tet midis dy krerëve të shtetit dhe një takim plenar i delegacioneve të dy vendeve.

Kreu i shtetit Pendarovski do të takohet gjithashtu me presidentin e Kuvendit kroat, Gordan Jandrokoviq dhe kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Ndërkaq, të enjten presidenti Pendarovski do të drejtojë një takim dypalësh të biznesit – duke u përqëndruar në investime, të organizuar në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kroacisë, në të cilën do të marrë pjesë një delegacion i biznesit të Maqedonisë së Veriut.

Marketing
Exit mobile version