Presidenti Stevo Pendarovski dënon ashpër sjelljen e dhunshme në M-NAV

Ka reaguar edhe presidenti Stevo Pendarovski. Në një komunikatë theksohet se presidenti dënon ashpër sjelljen e dhunshme në M-NAV nga ana e të punësuarve në këtë institucion dhe personave të tjerë, të cilët në mënyrë të paautorizuar kanë hyrë në hapësirat e këtij institucioni.

Marketing

Në të njëjtën kohë Pendarvoski mbështet nismën e Qeverisë për ndërrimin e të gjitha strukturave drejtuese në M-NAV, të cilët në mënyrë direkte janë përgjegjës për situatën e krijuar në këtë institucion, puna e së cilës është thelbësore për komunikacionin ajror.

Presidenti mbështet edhe MPB-në për zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes, duke pasur parasysh se incidenti ndodhi në objekt që është pjesë e infrastrukturës kritike në shtet. Pendarovski në fund të reagimit thekson se asnjë interes personal apo politik nuk mund të jetë mbi rendin juridik dhe funksionim e institucioneve.

Marketing