Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Ukraina nuk ka nevojë për prognoza të datave se kur Rusia mund të fillojë pushtimin, por ndihmë ushtarake dhe investime.
Pavarësisht paralajmërimeve që personeli i ambasadave të huaja të mos e braktisin Ukrainën, Zelensky nga Minheni ku shkoi për të marrë pjesë në konferencën për siguri, pati një mesazh për të gjithë, transmeton Telegrafi.
“Nëse doni ta ndihmoni Ukrainën, nuk kemi nevojë për data të pushtimit të mundshëm do të mbrohemi nga të gjitha datat, kemi nevojë për armatim, forcim të ekonomisë përmes investimeve dhe apo marrjes së kredive”, tha Zelensky.
Ai theksoi se nuk mund të flet në baza ditore nëse nesër do të ketë luftë.
“Si do të funksionojë ekonomia jonë nëse çdo ditë pritet pushtimi. A mund të jetohet në një shtet të tillë? Jo”, tha presidenti ukrainas.
Zelensky shtoi se nuk duhet bërë panik pasi prej tetë vitesh po ballafaqohen me agresionin rusë dhe se e dinë se çfarë duhet bërë çfarë jo.