Presidentja e Gjeorgjisë, Sallome Zurabishvili, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Nikoqiri presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, do ta presë Zurabushvilin para Vilës Vodno me një ceremoni zyrtare dhe me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake.
Pendarovski dhe Zurabishvili do të kenë takim tet-a-tet, ndërsa do të mbahet edhe takim plenar të delegacioneve të Maqedonisë së Veriut dhe të Gjeorgjisë.
Presidentja e Gjeorgjisë sot do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit Takat Xhaferin dhe me zëvendëskryeministrin e parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Midis Bashkësive, Artan Grubin.
Në kuadër të vizitës zyrtare është paraparë të nënshkruhet Marrëveshje për regjim pa viza dhe Memorandum për bashkëpunim në fushën e kulturës, ndërsa pastaj presidenti Pendarovski dhe presidentja Zurabishvili do të mbajnë konferencë për shtyp.
Shefi i shtetit dhe kolegia e tij nga Gjeorgjia do të vendosin kurorë lulesh në varrin e Goce Dellçevit në kishën “Shën Spas”.