Ballina Aktuale Presidentja emëron 3 anëtarë të rinj Këshillit të Sigurimit, ja kush janë

Presidentja emëron 3 anëtarë të rinj Këshillit të Sigurimit, ja kush janë

Presidentja Siljanovska Davkova emëroi Malinka Ristevska Jordanova, Xhevdet Hajredini dhe Vladimir Spiridonov anëtarë të Këshillit të Sigurimit.

Marketing

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në përputhje me kompetencat e saj kushtetuese, emëroi për anëtarë të Këshillit të Sigurimit Malinka Ristevska Jordanova – eksperte për integrime evropiane, Xhevdet Hajredinin – ish-ministër i financave dhe Vladimir Spiridonov – ekspert për ndryshimet klimatike.

Me emërimin e tre anëtarëve nga presidentja Siljanovska Davkova, Këshilli i Sigurisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut është në përbërje të plotë:

Kryetare e Këshillit të Sigurimit është Gordana Siljanovska Davkova.

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit janë:

· Kryetar i Kuvendit Afrim Gashi,

· Hristijan Mickoski, kryetar i Qeverisë,

· Ministër i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski,

· Vllado Misajlovski, ministër i Mbrojtjes,

· Timço Mucunski, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme,

· Xhevdet Hajredini,

· Malinka Ristevska Jordanova, dhe

· Vladimir Spiridonov.

Marketing
Exit mobile version