Ballina Lajme Kosovë Presidentja Osmani do të dekorojë xhudistet kosovare

Presidentja Osmani do të dekorojë xhudistet kosovare

Pas suksesit të jashtëzakonshëm në Lojërat Olimpike, presidentja Vjosa Osmani ka vendosur t’u ndajë një dekoratë xhudistëve tona që lartësuan flamurin e Kosovës dhe sportin kosovar.

Marketing

Një ceremoni bashkërisht me Ministrinë e Kulturës do të organizohet së shpejti, ka bërë të ditur për KosovaPress, këshilltar i presidentes, Bekim Kupina.

Xhudistet Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Akil Gjakova e Loriana Kuka ishin pjesë e Lojërave Olimpike “Tokio 2020”.

Në këto gara Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova fituan medalje të arta, një sukses ky i madh për sportin kosovar në arenën ndërkombëtare.

Marketing
Exit mobile version