Prezantuesja gjermane shpërthen në të qeshura gjatë transmetimit direkt

Prezantuesja gjermane Susanna Daubner, e cila jep lajmet në kanalin ARD ka pasur një moment të sikletshëm gjatë transmetimit live.

Marketing

Pasi kolegët i dhanë fjalën, gazetarja me 24 vjet eksperiencë shpërtheu në të qeshura të cilat nuk po i kontrollonte dot.

Prezantuesja tregoi më pas se ka marrë shumë komente pozitive dhe pjesa më e madhe e njerëzve kanë gjykuar se momenti ishte shumë gazmor.

Daubner shpjegoi për Bild se shkak për të qeshurat ishte një kolege e cila foli me gëzim, pas një diskutimi për rregullat e regbit.

Marketing