Prigozhin u varros në një ceremoni private

Shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin, është varrosur në një funeral privat në Shën Petersburg, ka thënë shërbimi i tij për shtyp.

Marketing

Shërbimi tha se ceremonia u mbajt në qytetin e tij të lindjes, në “një format të mbyllur” dhe të gjithë ata që “dëshirojnë të thonë lamtumirë mund të vizitojnë varrezat e Porokhovskoye (të qytetit).

Prigozhin, 62 vjeç, u konfirmua i vdekur nga autoritetet ruse pas analizës gjenetike të 10 trupave të gjetur në një aeroplan të rrëzuar më 23 gusht pranë Moskës, shkruan BBC.

Kremlini ka mohuar spekulimet se ishte fajtor për rrëzimin.