‘Prishtina Kids Fest’, këndojnë solistë të rinj nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia…

Festivali Ndërkombëtar i Këndimit “Prishtina Kids Fest” fillon sot me ç’rast do të sjellë solistë të rinj nga Kosova, Rumania, Shqipëria, Mali i Zi, Lituania e Maqedonia, të cilët do të këndojnë drejtpërdrejt.

Marketing

Festivali do të hapet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës me fillim nga ora 18:00 dhe do të jetë i hapur për publikun.Në mbrëmjen finale që do të mbahet të dielën, do të ndahen nga tri shpërblime në dy kategori: mosha 6 deri në 11 vjeç dhe kategoria e dytë për moshat 12 deri ne 16 vjeç.

Kurse çmimi kryesor i festivalit, do të jetë çmimi “Grand Prix” që do të ndahet për solistin me vokalin më të mirë të të dy kategorive. Organizatorët kanë njoftuar që edhe këtë vit do ta ndajnë “Çmimin e Publikut” për solistin që do ta votojë vetë publiku.

Juria e festivalit përbëhet nga Diellza Sylejmani Veseli, Dardan Selimaj, Adelina Thaqi dhe Arstina Sala.Prishtina Kids Fest organizohet nga Qendra Multikulturore Nderkombetare për Fëmijë dhe të Rinj, me drejtoreshë Drita Rudi.