Pritet telefonata e radhës në mes Zaevit dhe Ciprasit

Rreth një orë ka zgjatur biseda​ mes kryeministrit maqedonas Zoran Zaev​ dhe atij grek Aleksis ​Cipras​, dhe sipas asaj që tha Zaev​ në intervistën në televizionin Telma, është biseduar për detaje dhe formulime dhe se sot sërish do të dëgjohen për të tentuar që të finalizohen të gjitha detajet për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Marketing

Ai u shpreh mjaft optimist, dhe tha që beson që gjithçka po shkon në rrugën e duhur dhe që shumë shpejtë do të zgjidhet kjo çështje dhe tha që shpreson që Maqedonia po ashtu të ketë ftesë për anëtarësim në NATO.

Sa i përket asaj që u tha se ministri i jashtëm grek Nikos Kozias në një intervistë sonte pritet të shpalos detaje për marrëveshjen, Zaev tha se nuk ka informacion lidhur me këtë dhe se sapo të finalizohet marrëveshja ai do ta bëjë atë publike.Ndërkaq zëdhënsi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski konfirmoi për Portalb se është realizuar biseda mes kryeministrit të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras.

Biseda ka zgjatur një orë dhe është realizuar mes orës 14 dhe 15.Duke mos zbardhur aspak detaje, zëdhënësi i Qeverisë tha se kryeministrat kanë biseduar për çështjet e mbetura që janë të pazgjidhura si dhe janë shqyrtuar sipas tij, “disa ide për zgjidhje”

Marketing