Priti me orë të tëra para bankës dhe mori lajmin se në xhirollogarinë e tij nuk ka 6 mijë denarë. Edhe pse nuk ka të ardhura dhe nuk është i punësuar nuk i takojnë 6 mijë denarë. Mirëpo shpreson që gruaja e tij do të marr 6 mijë denarë e cila gjithashtu priste në radhë.
Sikur ai ka edhe 70 mijë persona të tjerë.
“Kesh aty më thanë se nuk ka. Të gjithë kanë marrë për mua s’ka. Kam ardh ta shoh gruaja te merr”.
“Nuk kemi nuk jemi në asnjë defter, as ndihmë sociale. Kam punuar si e re, pastaj nuk jam lajmëruar dhe kam mbetur me fëmijët dhe bashkëshortin”.
Disa qytetarë të gëzuar se arritën të marrin ndihmën.
“Paratë kur nuk janë të nevojshme? Çdoherë janë të nevojshme, gjithçka që blejmë kushton”.
Ndryshe sot mbaron afati për pagesën e 6 mijë denarëve për personat që kanë të drejtë për ndihmë shtetërore për shkak të situatës me Kovid 19. A do të ketë vazhdim të afatit nuk dihet ende, infromojnë nga Qeveria. Ndërsa personat me llogari të bllokuar duheshte të nënshkruajnë dokument se do të hapin xhirollogari tjetër. Nëse nuk e bëjnë këtë atëherë paratë do të kthehen në buxhet. Sidoqoftë, ai detyrim duhet të përfundojë më së voni deri më sot, si dhe detyrimi për azhurnimin e të dhënave
“Bisedimet me bankat ende vazhdojnë, për konkluzionet do t’ju informojnë në mënyrë shtesë.”
Rreth 70 mijë qytetarë janë ankuar se nuk kanë marrë ndihmë prej 6 mijë denarëve e që u takojnë. Afati për paraqitjen e ankesave veçmë ka kaluar.
Ndryshe, rreth 27 milionë euro para shtetërore janë lëshuar për të ndihmuar qytetarët. Masa i përfshin qytetarët me të ardhura të ulëta, pensionistët me pension deri në 15.000 denarë, njerëzit e rinj nga 16 deri në 29 vjet dhe prindërit e vetëm.