Ballina Lajme Kosovë Pritje e kolona të gjata në kufi për të dalë nga Kosova

Pritje e kolona të gjata në kufi për të dalë nga Kosova

Udhëtarët po vazhdojnë të përballën me pritje të gjata në kufi për të dalë nga Kosova.

Marketing

Sipas, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Merdarë sot udhëtarët po presin deri 2 orë e 30 minuta për të dalë nga Kosovë, ndërsa kolona është e gjatë 600 metra.

Pritje dy orë e gjysmë për të dalë nga Kosova ka edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë. Ndërsa në Mutivodë udhëtarët po presin deri në dy orë.

30-40 minuta po presin udhëtarët në Jarinjë.

Pikat e tjera kufitare të Kosovës raportohet se nuk janë të ngarkuara dhe pritjet për hyrje-dalje shkojnë në maksimum 15 minuta.

Exit mobile version