Ballina Aktuale Pritje për kancelaren Angela Merkel në pllajën para Qeverisë (video)

Pritje për kancelaren Angela Merkel në pllajën para Qeverisë (video)

Me të gjitha nderimet shtetërore, në pllajën para Qeverisë, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev e pret kancelaren gjerrmane Angela Merkel, e cila sot po qëndron për vizitë të parë zyrtare në Maqedoni.

Marketing

Merkel njëherit është kancelarja e parë gjermane e cila vjen për vizitë në Maqedoni.

Vizita e saj njëditore është me qëllim që t’i jepet mbështetje vendit tonë për Marrëveshjen e Prespës, por edhe të dërgojë mesazh për sukses të referendumit me të cilin hapen dyert për integrimet euroatlantike të Maqedonisë.

Për detajet e takimit pas një ore në sallën e Qeverisë do të mbahet konferencë e përbashkët për shtyp të kryeministrit të Maqedonisë dhe kancelares gjermane.

Marketing
Exit mobile version