Pritje të gjata në Qafë Thanë, faji tek autoritetet shqiptare

U bë kohë që kufiri i Shqipërisë me Maqedoninë Veriore ka probleme serioze. Radha të gjata që janë kthyer në bezdi për qytetarët pasi në kufi punohet vetëm me një sportel.

Marketing

Ndërkohë që pala e Maqedonisë së Veriut punon me 2 dhe 3 sportele, pala shqiptare krijon radhë të gjata, pasi ka vetëm një sportel.

Herë pas here kur reshti i makinave arrin deri te sporteli i autoriteteve të Maqedonisë, pala shqiptare merr mundimin të hapë sportelin e dytë. Mefshtësi apo mungesë kulture pune?

Sportelet e Qafthanës janë lemeri, ndërkohë që duhet ti krijojnë sa më shumë lehtësi taksapaguesve apo qoftë dhe turistëve që vizitojnë Shqipërinë. Qytetarët humbasin orë të tëra ndërkohë nderkohe qe kontrollorët bëjnë gallatë në orar të punës, duke luajtur me nervat e qytetarëve.