Probleme me gjumin, ja ushqimet që duhet të konsumoni

Nëse keni probleme me gjumin, kjo mund të jetë për shkak të faktit se ju konsumoni darka tepër të rënda dhe një ushqim jo të shëndetshëm. Por, cilat janë ushqimet më të mira për të fjetur rehat?

Marketing

Ushqime të pasura me proteina
Ato ju bëjnë të ndiheni të ngopur, duke ndaluar urinë. Ju nuk duhet të mbushni pjatën tuaj plot. Në këtë grup bëjnë pjesë frutat e freskëta, djathi, vezët dhe bishtajoret.

Banane
Ka dy ushqyes të rëndësishëm që veprojnë si pilula natyrore të gjumit: melatoninën dhe triptofanin. Përveç kësaj, ofron magnez, që heq tensionin fizik. Ngrënia e një bananeje e bën trurin t’i dërgojë një urdhër trupit për të fjetur.

Mjalti
Një gotë qumësht i ngrohtë me një lugë gjelle mjaltë si ëmbëlsues është një zgjidhje e shkëlqyer për gjumë të qetë. Ai zvogëlon nivelet e hormonit të quajtur oreksin, puna e të cilit është të aktivizojë statusin alarm. Pra, nëqoftëse ai është në nivele të ulta, do të flini pothuajse menjëherë.

Kamomili
Pini çdo natë para se të flini një çaj me kamomil, duke e ëmbëlsuar me një lugë mjaltë. Ai relakson mendjen dhe trupin dhe lejon muskujt tuaj për të pushuar.

Uji
Mos harroni të hidratoni trupin tuaj çdo ditë, por sidomos gjatë natës. Para se të shkoni në shtrat, pini një gotë me ujë të ngrohtë. Nëse është i ftohtë, ju mund ta merrni atë në formën e çajit bimor.

Marketing