Ballina Sport Probleme te Danimarka, rrezikon dënimin

Probleme te Danimarka, rrezikon dënimin

Danimarka ka telashe në strukturat udhëheqëse të futbollit.

Marketing

Pak ditë përpara fillimit të UEFA Nations League, tek Kombëtarja e Danimarkës është një kaos total. Bëhet fjalë për kontratat e sponsorizimeve dhe në debat janë shoqata që mbron lojtarët e Kombëtares, me federatën daneze të futbollit.

Tratativa mes palëve është ndërprerë më 31 gusht dhe bëhet fjalë për një marrëveshje të re që përfshin lojtarët e thirrur në të kaluarën, dhe ata të cilët do të thirren në të ardhmen.

Sipas mediave, federata e ka deklaruar tërheqjen e saj nga turneu, për sa i përket ndeshjeve me Sllovakinë dhe Uellsin. Mungesa e një marrëveshjeje, ka sjellë dhe largimin e lojtarëve nga grumbullimi e kthimin e tyre në shtëpi.

Por, nuk mbaron me kaq. Tani Danimarka mund ta shohë veten edhe pa trajner, duke parë që tekniku Haraide e zëvendësi i tij Tomasson, nuk janë më në grumbullim. Vendi skandinav rrezikon masa shumë të rënda, duke përfshirë këtu dhe përjashtimin nga të gjitha kompeticionet e tjera të UEFA-s.

Exit mobile version