Problemi me dokumentet, transportuesit anulojnë udhëtimet

Kaosi me lejet e vozitjes ka detyruar transportuesit të anulojnë udhëtimet e planifikuara nga nesër e tutje. Për lejet e vozitjes pritet edhe nga një muaj, ndërsa pushimet pranverore si dhe sezoni i udhëtimeve janë afër. Udhëtimet për 8 Mars duhet të bëhen për rreth 20 ditë, por tashmë të gjitha prenotimet janë të pasigurta. Kjo do të thotë edhe humbje të mëdha financiare për kompanitë.

Marketing

“…Është e tmerrshme. Shoferët nuk mund të pajisen me dokumente. Procedura dhe pritja është e gjatë. Nuk ka vozitje nga nesër. Nga nesër nuk do të mund të dalim jashtë vendit. Është problem i madh”, deklaroi Jovan Mirçeski – transportues.

Lejet e qarkullimit janë tjetër problem, si kosto shtesë. E gjithë kjo për shkak të mos efikasitetit të shtetit, thonë transportuesit.

“Si transportues kam 25 automjete… Një shoferi i duhen 14 mijë denarë njëherësh për të marrë të gjitha dokumentet që i nevojiten për udhëtim…”, tha Jovan Mirçeski – transportues.

Ndërkohë, nëse gjërat nuk ndryshojnë, edhe agjencitë turistike rrezikojnë të përballen me probleme të mëdha financiare.

“…Nëse nuk gjendet zgjidhje për nxjerrjen e dokumenteve më shpejt, atëherë presim të kemi probleme. Shumë njerëz kanë anuluar udhëtimet sepse nuk kanë pasaporta, nuk shkojnë në udhëtime”, u shpreh Jakim Malenko, pronar i agjencisë turistike.

Probleme ka edhe me ngjitëset që shkruajnë NMK. Disa nga stacionet e kontrollit teknik i kanë, diku janë harxhuar, disa nuk kanë fare. Por edhe këtu ka probleme, sepse jo vetëm që duhet pritur radhë për t’i marrë, por më pas duhet pritur radhë që këto ngjitëse të verifikohen në sistem dhe në fund duhet person i autorizuar t’i ngjitë. /Alsat.mk