Produkti që po na merr më qafë, çfarë na rrezikon për shëndetin

Pavarësisht tendencës për një stil ushqimi më tëshëndetshëmpërgjatë viteve të fundit, konsumi i sheqerit në vend shënoi një rritje të ndjeshme në vitin 2017.

Marketing

Sipas të dhënave nga doganat (comtrade) importi i sheqerit dhe konfeksioneve të sheqerit në 2017-n arriti në 46 milionë dollarë, me një rritje prej 17% në krahasim me vitin e mëparshëm (teksa nuk ka prodhim sheqeri në vend, i gjithë konsumi sigurohet nga importi) . Ky është niveli më i lartë i importit të këtij produkti që nga 2012-a. Pas këtij viti ishte konstatuar një ulje e konsumit të sheqernave, në linjë me kujdesin e shtuar për ushqimin dhe trupin që u forcua tek shqiptarët. Por, 2017-a ka sjellë sërish një ndryshim të kësaj tendence, teksa linjat e dyqaneve e lokaleve që tregtojnë ëmbëlsira janë zgjeruar dhe janë bërë trend për konsumatorët.

Të dhënat zyrtare tregojnë se dy shtete kryesoret nga importohet sheqeri janë Brazili dhe Ukraina, me përkatësisht 24% dhe 22% të totalit.

Obeziteti në rritje të vazhdueshme

Shqiptarët kanë qenë shumë më elegantë 10 vjet më parë. Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që prevalenca e obezitetit te të rriturit në Shqipëri arriti në 21.6% të popullsisë në vitin 2016, nga 14.9% që ishte ky tregues 10 vjet më parë, në 2006-n. Në krahasim me 2014-n, kur kishim prevalencën më të ulët në rajon për sa i përket obezitetit, Shqipëria renditet tashmë në vendin e tretë. Në vendin e parë me prevalencë më të lartë është Mali i Zi me 23.3%.Të dytët me normë më të lartë janë maqedonasit, ku sipas të dhënave për vitin 2016, prevalenca e obezitetit ishte 22.4%. Ndërsa më elegantët e rajonit janë boshnjakët me 17.9% dhe serbët me 21.5%.
Indeksi i Masës Trupore (BMI) përllogaritet duke pjesëtuar peshën e një personi në kg me gjatësinë e tyre në katror dhe është një tregues nëse personi ka një peshë të shëndetshme apo jo. Nëse indeksi i masës trupore është mbi 25 tregon mbipeshë, mbi 30 tregon obezitet dhe mbi 40 tregon obezitetin patologjik.

Prevalencë më e lartë për diabet

Niveli i standardizuar i vdekshmërisë nga diabeti në Shqipëri në vitin 1990 ishte 3.5 për 100,000 banorë, u shfaqur jashtëzakonisht i ulët, i cili mund të shpjegohet me dietën e shëndetshme dhe aktivitetin fizik gjatë regjimit komunist. Por, të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se në vitin 2014, prevalenca e diabetit ishte rritur ndjeshëm, në 16.8 për 100 mijë banorë.

Marketing