Programi I FNT Skupifestival 2022

FNT Skupifestival edicioni i 16 2022 09.09.2022 21.00h Hapja solemne

Marketing

E premte, 09.09.2022 Ora: 21: 00 në Pallatin e Kulturës Tetovë
“Martesa “ – Teatri “Aleksandër Mojsiu” – Durrës
Autor : A. P. Çehov Pështatja e tekstit & Regjia: Driada Dervishi
Në role: Alesia Xhemalaj, Jaho Guma,Gentian Zenelaj,Andia Xhunga, Mimoza Marjanaku,Suela Bako,Xhejni Fama, Gjergj Doçi,Adelina Muca, Amos Muji Zaharia Koreografia: Elton Cefa Kostumografia: Driada Dervishi & Adelina Muça
Udhëheqëse vokale: Olta Juba
“Martesa” është përmbledhja e katër pjesëve njëaktëshe nga dramaturgu rus Anton Çehov, si : “Martesa”, “Tragjik pa dashje”, “Ariu” dhe “Propozimi”. Gjithçka ndodh në një martesë. Aty gjen nusen që do të argëtohet e një dhëndër koprrac. Gjen një bashkëshort që është lodhur nga përgjegjësitë e ngarkesa që i jep çdo ditë e shoqja e që do të pengojë dhëndrin të martohet, duke i treguar sesi do të jetë pas një viti martese jeta e tij. Po aty, gjen një vejushë që është betuar të mbajë zi për gjithë jetën e që për ironi bie në dashuri me borxhliun e bashkëshortit të ndjerë. Fqinji i familjes, pikërisht në këtë dasmë gjen rastin të kërkojë dorën e mbesës, mirëpo, situata shkon në një debat mbi pronat, ku përfshihet gjithë familja.

E shtunë 10.09.2022 Ora 20: 00 Në Teatrin shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj- Shkup
Teslla- Përshtatja e Engjullit, teatri Kabina nga Zagrebi
Autor: Stefan Peshiq Regjia: Vladimir Posavec- Tushek
Në role: Vladimir Posavec- Tushek, Momçillo Otasheviq
Skenofrafia: Milenko Sekuliç Kostomografia: Marita Çopo
Në natën e 6 dhe 7 janarit, në dhomën e hotelit ku ishte akomoduar Nikolla, hyn një burrë misterioz, i cili prezantohet si gazetar i “Buletinit të Pavdekësisë”. Duke përgjuar nga vrima e çelësit të derës të dhomës së tij, ai ishte dëshmitar okular i “trilerit “ të luajtur atë natë, e që ishte nata e fundit e qëndrimit të Nikollës në Tokë. “Gjatë gjithë natës u dëgjuan zëra, por askush nuk hynte dhe nuk dilte”, tha shërbyesja e hotelit “New Yorker”.

E diel, 11.11.2022 Ora 20: 00 në teatrin e Komedisë Shkup
“ Orteku” Teatri regjional Novi Pazar dhe Teatri Puls- Beograd
Autor :Tunxher Xhuxhenoglu Regjia: Stefan Bodrozha
Në role: Kristina Jevtoviq, Lazar Maksiq, Lemana Beçiroviq, Dushan Zhivaniq, Rifat Rifatoviq, Angjela Mariq, Jelena Cvijetiq, Maja Jovanoviq, Haris Seçeroviq , Sandra Miljkoviq, Boba Stojimiroviq.
Skenografia: Zorana Petrov Kostumografia: Tatjana Milosheviq
=Drama “Orteku” është një metaforë prekëse e nënshtrimit të individit ndaj ligjeve e zakoneve që shkojnë përtej tij, e që “i paraprijnë” jetës dhe janë si një “ gremç i hekurt” i varur në jetën e tij. Në një fshat të vogël malor, banorët jetojnë me frikën e tmerrshme nga orteku që mund të bjerë mbi fshatin e tyre si një kërcënim dhe dënim i rëndë gjatë plot nëntë muajve të vitit. Nga frika e ortekut, fshatarët pëshpërisin, përshtatin të gjithë aktivitetet e tyre nën imperativin e heshtjes që duhet respektuar, nga frika se mos ndonjë zhurmë e pakujdesshme do të shkaktojë ortekun. Kjo frikë nga zëri, ky nënshtrim ndaj heshtjes ka kaluar edhe në sferën e riprodhimit: gratë lejohen të lindin vetëm në ata tre muaj të verës së shkurtër kur ulet rreziku i ortekëve. Prandaj është shumë e rëndësishme që martesa të mos realizohet në periudha të caktuara të vitit në mënyrë që fëmija të mos lindë dhe të qajë në një kohë kur nuk lejohet të lëshohet zë.

E hënë 12.09.2022 Ora 20: 00 në teatrin e Komedisë Shkup
“Personazhët e Vetmuar “- Laboratori teatror “Sfumato Sofje
Autor & regjisorë : Vasil Duev
Në role:Petko Venelinov, Ivan Nikollov,Ivajlo Dragiev,Vasil Duev,Vesela Babinova, Vasilena Vincenzo
Autori është në dhomën e tij duke u marrë me një dorëshkrim, me shpresën se do të frymëzojë “një çift nga qindra çifte të tjera” që do t’i lexojnë rreshtat e tij. Të gjithë personazhet e krijuar nga shkrimtari, në skenë do të dalin duke treguar histori për dashurinë dhe vetminë, duke u përpjekur për një jetë më pak të zakonshme, më shumë poetike dhe më të përmbushur. Me zhvillimin e pjesës krijimet fillojnë të debatojnë me autorin e tyre, për mënyrën se si u shkruan dhe për subjektet e teksteve të tij. “Personazhet e vetmuar” është vështrim postmodern i veprës “Gjashtë personazhë kërkojnë autorin” e Luigji Pirandellos. Është një shfaqje me arketipe ideshë dhe dëshirash, e cila zhvillohet në situata stereotipike. Të gjithë takojmë njerëz interesantë, të gjithë kemi frikë të dukemi të dobët, të tregojmë dobësinë tonë.

E martë – 13.09.2022 Ora 20: 00 në Pallatin e Kulturës Tetovë
“Përrallë “– Teatri “Magnolia”- Torino nga Italia
Autor: Fabricio Sinisi, Regjia: Gjorgja Cerruti Në role:Gjorgja Cerruti ,Davide Giglio Kostumografia : Gjorgja Cerruti Muzika: Guglielmo Diana.
Një grua ve në skenë tri ëndrra,edhe atë; në Londër në 1617, në Paris në 1793, në Boone Country në 1856. Tre pika kryesore të modernitetit perëndimor dhe një pasqyrë përmes së cilës shfaqet trauma e gruas: një vajzë, të cilën ajo nuk e sheh kurrë. “Përralla” është një tragjedi dhomash bashkëkohore, është një eksperiment në teatrin politik i praktikuar me mjetet e poezisë. Shfaqja i kushtohet Pjerpaolo Pasolinit.
E mërkurë 14.09.2022 Ora 20: 00 në Pallatin e Kulturës Tetovë
“Andorra”- Teatri “Bekim Fehmiu” – Prizren Autor: Maks Frish Regjia: Kushtrim Bekteshi
Në role:Bujar Ahmeti, Hajat Toçilla, Xhevdet Doda, Liridona Shehu, Rifat Smani, Alban Krasniqi, Fetah Paçarizi, Afrim Muçaj, Alban Çela, Alban Morina, Beslidhje Bytyçi, Labeat Bytyçi, Albrim Kryeziu, Elton Tahiri, Andi Hoxha, Blerim Gashi, Mahir Musliu, Murat Javori, Hysin Pllava
Kostumografia: Samka Ferri, Muzika: Trimor Dhomi
Kjo tragjedi ndodhë në vendin fiktiv të quajtur Andorra, ku jeton Andri, një i ri hebre i cili përballet me paragjykime dhe diskriminim nga vendasit, për shkak të përkatësisë së tij etnike. Me përjashtim të një familjeje që e mbron dhe e do si djalë të birësuar, të gjithë të tjerët, drejtpërdrejt ose tërthorazi, përfshihen në dhunën fizike dhe psikologjike që përjeton Andri gjatë gjithë zhvillimit të kësaj tragjedie. Si të mos mjaftonte kjo, në fund akuzohet padrejtësisht për një vrasje që ndodhë në Andorrë. Më pas ai torturohet dhe ekzekutohet para të gjithëve. Shfaqja ka një rrëfim fragmentar dhe zhvillohet njëkohësisht në dy periudha kohore: në të kaluarën, ku duke trajtuar antisemitizmin zbërthehet fati tragjik i Andrit, si dhe në të tashmen, ku trajtohet faji kolektiv si një formë thuajse dokumentare ku personazhët kryesorë të shfaqjes gjenden përballë një gjyqi, duke u përpjekur të justifikojnë bashkëpunimin e tyre në vrasjen e Andrit.

FNT Skupifestival Shkup
Drejtor Muzbajdin Qamili – Muchi
Kryetar i Кëshillit Аrtistik Senko Velinov
Drejtor artistik Osman Ahmeti
Organizator Xhaner Musiq
Juria: Milena Selimi nga Shqipëria, Senem Cevher Turqia, Tea Begovska na Maqedonia