Ballina Aktuale Projekti për rrugën “Cvetan Dimov” e njohur si “Jahja Pasha”, do të...

Projekti për rrugën “Cvetan Dimov” e njohur si “Jahja Pasha”, do të financohet nga 250 milionë eurot që qeveria parasheh për komunat?

Jozyrtarisht, TV21 mëson se një nga projektet me të cilat Komuna e Çairit do të aplikojë për fonde nga 250 milionë eurot e paralajmëruara nga qeveria e re për komunat, do të jetë zgjerimi i Bulevardit “Cvetan Dimov” në Çair, ose siç njihet ndryshe rruga e “Jahja Pashës”.

Nga Komuna e Çairit thonë se projekti për zgjerimin e këtij bulevardi në total pritet të kushtojë 7 deri në 8 milionë euro. 

Marketing

Sipas paralajmërimeve të qeverisë së re, çdo komunë do të marrë shumë të ndryshme parash, sepse plani është që çdo njësi lokale që do të propozojë projekte, të marrë nga 135 euro për kokë banori.

Marketing
Exit mobile version