Prokuroria: Është hapur lëndë për tenderin kontestues për sistem të radarit

Pas reagimeve në opinion përmes të cilave Prokuroria thirret që të zbardh rastin me tenderin kontestues për furnizim të sistemit të radarëve, Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit e njofton opinionin se menjëherë pas publikimit të audio incizimit është hapur lëndë. Në ndërkohë kësaj lënde i është bashkangjitur edhe padija penale e ngritur nga ana e një partie politike.

Marketing

Në gusht prokurori publik kompetent që merret me lëndën, deri te Ministria për Punë të Brendshme ka dhënë urdhër për grumbullimin e dokumentacionit të plotë për lëndën. Në ndërkohë është urdhëruar një analizë thelbësore të dokumentacioni, pas çka prokuroria do të sjell vendim për procedurën e mëtejmë.

Marketing