Prokuroria hap hetimet për liturgjinë fetare gjatë pandemisë në Strugë

Prokuroria Themelore Publike në Strugë ka nisur hetimet pas publikimit të video incizimeve dhe fotove në rrjetet sociale, në lidhje me praninë masive të qytetarëve në liturgji fetare të mbajtur në 7 maj 2020 në Strugë, me rastin e festës fetare Shën Gjergji.

Marketing

Prokuroria do të hetojë shkeljen e rregullave të gjatë pandemisë të miratuara me dekret nga qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Për të vërtetuar faktet në lidhje me rastin, Prokuroria e Strugës ka dorëzuar kërkesë deri tek Ministria e Brendshme në Strugë për të kontrolluar ngjarjen dhe për të identifikuar autorët e mundshëm të veprës penale.

Në të njëjtën kohë, Prokuroria kërkon të identifikohen dhe të merren në pyetje organizatorët e liturgjisë, për të vërtetuar nëse kanë pasur leje për një organizim të tillë në gjatë pandemisë të shkaktuar nga Covid-19.

Marketing